Aksesorët më të rinj të kuzhinës

Aksesorët më të rinj të kuzhinës

Kuzhina është zemra e shtëpisë tuaj dhe aksesorët e saj ju ndihmojnë për të ruajtur rregullin në këtë ambient, ku të gjithë duan të jenë dhe të kalojnë kohë si familje.
 
Komoditeti, funksionaliteti, dizajni dhe organizimi janë objektivat që të gjithë duan në kuzhinën e tyre. Për këtë arsye, ne në HR Plus punojmë duke i orientuar produktet tona drejt këtyre karakteristikave, në mënyrë që ju të shijoni një kuzhinë elegante dhe të organizuar.

Kulluese enësh Suprastar 

Kulluesja e enëve Suprastar është projektuar për të organizuar enët në dollapët e kuzhinës tuaj. Ka një raft për gotat dhe një raft për pjatat, me një tabaka fundore e cila parandalon që uji të dëmtojë mobiljet tuaja.
 
Karakteristika të këtij produkti janë kapaciteti i lartë ruajtës dhe fakti që montohet lehtësisht, ju duhet vetëm të vidhosni vidat në hapsirën e kuzhinës dhe të vendosni tabakatë. Materiali është çelik me një finiturë alumini rezistent ndaj ndryshkut dhe një tabaka pikuese prej plastike transparente.

Pistoni i hollë për dyert me mentesha ose ngritje

Pistonët e hollë të mobiljeve dallohen për dizajnin e tyre elegant, falë diametrit të tyre të vogël Ø12 mm. Për më tepër, materiali është çelik me një finiturë nikel mat.
 
Këta pistona me vakum sigurojnë një ulje ose ngritje të lehtë dhe pa zhurmë të dyerve të palosshme ose dollapëve që ngrihen në mobiljet e shtëpisë, kuzhinës dhe tualetit. Ato ofrohen të paketuara në KITE bashkë me aksesorët e tjerë.

Mbrojtës i hollë sifoni në formë drejtkëndore

Ky mbrojtës drejtkëndor sifoni karakterizohet nga dizajni i tij elegant dhe bashkëkohor me mure të hollë në një ngjyrë gri antracit, gri të hapur ose të bardhë. Është projektuar për t’u instaluar në sirtarin e tualetit nën lavaman. Funksioni i tij është të bllokojë pamjen e sifonit dhe të ndalojë rënien e objekteve.
 
Është i përshtatshëm për çdo lartësi nga ana e pasme e sirtarit me trashësi 16 mm dhe mund të montohet në sirtarë me një thellësi minimale 350 mm. Montimi është shumë i thjeshtë, vidhoset në pjesën e pasme të sirtarit, por kërkon frezim në pjesën e poshtme të tij.

Mbyllës dere Push Lite me lëvizje

Mbyllësi i derës Push Lite është zgjidhja më e mirë për hapjen dhe mbylljen e dyerve të mobiljeve pa patur nevojë për dorezë. Hapja realizohet me shtytje dhe modelet e  kyçjes mund të jenë me vakum ose magnetik.

Instalimi i tij është shumë i thjeshtë, vidhoset ose futet në mobilje në një diametër Ø10 mm dhe 70 mm thellësi. Përveç kësaj, duke e rrotulluar kokën mund të rregullohet nga -1 në +5 mm për ta përshtatur me derën.

Mbyllës me vakum për sistemet me rrëshqitje T30 dhe sirtarët Ultrabox

Kjo pajisje siguron mbyllje të butë për sirtarët e montuar me sistem rrëshqitje T30 ose sirtarët Ultrabox, gjatësia e sirtarit varion nga 250 deri 800 mm. Ai ka një piston me vakum i cili së bashku me aktivizuesin, siguron një mbyllje të lehtë të sirtarëve pa goditje.

Montohet shumë lehtë dhe përfshin një pajisje në secilën anë të kabinetit dhe një aktivizues në secilën anë të sirtarit. Rekomandohet montimi i pajisjes me vida Ø3,5 x 20 mm dhe aktivizuesit me vida Ø3,5 x 12 mm (nuk përfshihen në paketim).

Share This :
Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia there live the blind texts.