Sistemi rrëshqitës për shtëpinë tuaj

Sistemi rrëshqitës për shtëpinë tuaj

Rrëshqisni dyert tuaja me sistemet vijuese që do t’ju tregojmë.

Zgjidhni sistemin tuaj rrëshqitës për:

  • Garderobën
  • Dhomën e veshjesh
  • Hapsirat e vogla
  • Dyert e varura

Sistemi “Twofold”

Shfrytëzoni maksimalisht hapësirën në shtëpinë tuaj me sistemin e dyerve rrëshqitëse Twofold, i cili përdoret gjerësisht në hapësira të vogla ku nuk mund të vendosni dollapë.

Ky sistem shquhet për rrëshqitjen e tij shumë të butë, kapacitetin e ngarkesës prej 50 kg për derë (25 kg për fletë) dhe lehtësinë e montimit të tij, pasi mund të montohet në mënyra të ndryshme në varësi të zonës së përdorimit dhe llojit të dollapit ku doni ta montoni.

Sisteme të reja për varjen e dyerve, ideale për ndarjen e ambienteve në dhomat tuaja.

Sistemi “Barn

Sistemi rrëshqitës për varjen e dyerve të druri është ideal për ndarjen e dhomave në hapësira të ndryshme. Ju lejon të krijoni një ambient të thjeshtë dhe modern me një stil elegant.

Sistemi përbëhet nga një shinë 2m, dy rrota për derë, pajisjet që bllokojnë daljen nga shina dhe vidat e montimit.

Ky është një sistem për dyert e drurit me trashësi 35 deri 45 mm. Ngarkesa maksimale e lejueshme është 80 kg pa mbyllje të butë dhe 60 kg me mbyllje të butë, gjithashtu pesha maksimale e derës do të varet nga muri ku do të montohet (pllaka gipsi, tulla, beton).

Dallohet për rrëshqitjen e tij të butë dhe është prodhuar në materialin çelik me ngjyrë të zezë.

Sistemi “Railway Retrac​”

Ne ju sjellim dhe një version të ri të sistemit rrëshqitës të quajtur Railway Retrac për të lehtësuar montimin atje ku ka tavane të rreme.

Nga ky sistem do të dëshironim të theksonim rregullimin e lartësisë së derës prej ± 3, i cili fshihet falë një përpunimi të thjeshtë që kryhet në derë për ta fshehur atë dhe për këtë arsye zvogëlon distancën nga dera në shinë, duke lënë më pak hapsirë. Shkëputje minimale midis derës dhe tavanit. Ky sistem është i përshtatshëm për dyer druri me një trashësi prej më shumë se 35 mm.

Share This :
Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia there live the blind texts.